Tuesday, November 17

“IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT”

Më 26 mars 2023/4 Ramazan 1444 h, Myftinia e BFI – Shkup nën përkujdesjen e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili organizoi iftarin “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË”
Është ky iftari që disa vite me rradhë Myftinia e Shkupit e shtron për personat me nevoja të veçanta, anëtarë të shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Shpresa” dhe “Sos Vita”.
Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e sofrës së iftarit. Ai shtoi se ata janë pjesë e pandashme dhe vlerë e shtuar e shoqërisë sonë dhe përkujtoi se: “Vërtet, Allahu nuk shikon në trupat e as në fizionomitë e njerëzve, por shikon në zemrat dhe në veprat e tyre.”