




Instituti i Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” u themelua më 20 tetor 2018 nga ana e Myftinisë së Shkupit. Përgjegjës në këtë institut për ndjekjen e procesit mësimorë është hafizi i mirënjohur Hfz. Xhemail Ef. Nuhiju, i cili u ngarkua me këtë detyrë më 4 dhjetor 2018.
Pas themelimit, komisioni për vlerësim mori vendimin për pranimin e 11 kandidatëve të parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për institutin në përkushtimin e tij ndaj ruajtjes dhe përhapjes së dijes së Hifzit.
