



Në mbledhjen e mbajtur nga anëtarët e Myftinisë së Shkupit me datë 11 prill 2023, u soll vendimi për hapjen e Institutit të Hifzit për Vajza “Bezisten”, ndërsa më 10 gusht 2023 u bë hapja solemne në Çarshi të Shkupit. Përgjegjëse në këtë Institut janë hfz.
Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtulush.
Më datë 24 maj 2023 u shpall konkursi për regjistrimin e kandidateve ku më pas komisioni për vlerësim vendosi pranimin e 13 kandidateve të para, duke e përmbyllur kështu me sukses fazën fillestare të këtij instituti të rëndësishëm për memorizimin e Kur’anit Famëlartë.
Synimi i Institutit të hifzit “Bezisten” është mësimi i hifzit të Kur’anit dhe edukata Islame për kandidatet që ndjekin mësimet e Kur’anit.
