
Me 13 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Qendrore” – Haraçinë, tek mualimi h. Idris ef. Bajrami.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Nusretullah ef. Ibrahimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjë të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.


