Revista fetare, kulturore dhe argëtuese për fëmijë “Hënëza” është revistë e cila duke të argëtuar të mëson dhe duke të informuar të argëton, ndërkohë ju bën edhe kureshtarë për të menduar.
Hënëza është e përmbushur me artikuj të ndryshëm, me vizatime të bukura dhe me dizajnime të larmishme. Po ashtu, rrëfen ngjarje dhe histori interesante dedikuar fëmijëve me plot dashuri.
Gjatë rrugëtimit me revistën “Hënëza” merr njohuri më shumë për Krijuesin, Allahun e Lartësuar, mësime nga jeta dhe fjalët e Profetit Muhamed s.a.v.s.
Njoftohesh edhe më mirë me vendin, xhamitë dhe vlerat tona, merr njohuri të ndryshme për botën e shtazëve dhe mrekullitë që na rrethojnë.
Gjithashtu, nuk është harruar shëndeti, gjëja më e vlefshme në trupin tonë, kujdesin ndaj tij, këshilla të psikologes dhe shumë ngjarje e tregime me plot urtësi.
Poashtu, këtu gjeni edhe këndin e veçantë për talentin e fëmijëve të mrekullueshëm, prandaj poezitë dhe vizatimet e ndryshme mund të dërgohen në redaksi për tu botuar. Krejt në fund është pjesa argëtuese: gjëegjëzat, lojërat dhe aktivitetet e ndryshme.
Revista “Hënëza” punohet dhe mbikëqyret me kujdes të veçantë nga profesionistë të fushave të ndryshme, si ajo e teologjisë, mjekësisë, psikologjisë dhe të tjera.