Tuesday, November 17

NAMAZI I TERAVISË ME HATME

Myftinia e BFI – Shkup muajin e bekuar të Ramazanit e filloi në xhaminë “Murat Pasha”, në Çarshi të Shkupit, të cilën Myftinia e ka përcaktuar që teravia të falet me hatme.

Myftinia e Shkupit riktheu traditën e vjetër në Shkup, faljen e namazit të teravisë me hatme gjatë muajit Ramazan me hafizin Numan Selami dhe mysafirin nga Turkiye hfz. Mahmut Saĝr të udhëheqin me namazin e teravisë.

Para namazit të teravisë ligjëruesi h. Bilal ef. Ibish përshëndeti dhe uroi bësemitarët për fillimin e muajit të Ramazanit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi angazhimin e të gjithë atyre që kontribojnë që teravia në këtë xhami të falet me hatme me lutje që Allahu xh.sh. të na i pranojë të gjitha ibadetet tona.