
Me datë 11 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili namazin e teravisë e fali në xhaminë Nur – Shuto Orizare.
Nga ku u mirëprit nga imami i xhamisë h. Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe nga xhemati i pranishëm.
Përndryshe për Myftiun ishte emocion pasi në këtë xhami ka shërbyer përplot 15 vite, me ç’rast edhe uroi muajin e bekuar të Ramazanit me lutje te Allahu i Madhërishëm që ibadetet e kësaj dite të jenë të pranuara.

