Tuesday, November 17

MBRËMJE KURANORE NË XHAMINË DËSHMORËT – HASANBEG

Me 28 mars 2024, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit realizuan mbrëmje Kur’anore në kuadër të muajit Ramazan në xhaminë “Dëshmorët” – Hasanbeg.

Këtë natë e begatuan hafizlerët;

Hfz. Eljesa ef. Asani, përgjegjës i institutit të hifzit në Gostivar; hfz. Fatih ef. Derdiyok, imam i xhamisë Mustafa Pasha, h. Abdullah ef. Shaqiri, imam i xhamisë Haxhi Shefket – Kumanovë, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i institutit të hifzit për djemë “Hafiz Ismail efendiu”.

Fjalë përshëndetëse në fillim kishte hatibi xhamisë h. Hafiz Izairii cili falenderoi Myftininë e Shkupit për përzgjedhjen e xhamisë “Dëshmorët” – Hasanbeg në këtë muaj të Ramazanit, ndërsa fjalë përshëndetëse në emër të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu si përfaqësues i rijasetit kishte mr. Fati ef. Azizi.

Fjala kryesore para xhematit që kishte stërmbushur xhaminë iu drejtua Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij theksoi se këto netë të mbetura në Ramazan t’i shfrytëzojmë për lutje dhe ibadete.

Në fund, hafizlerët me zërat e tyre të bukur freskuan besimtarët në faljen e namazit të jacisë dhe teravisë.

#NëShërbimTëJetësFetare#MyftiniaShkup#mbrëmjeKuranore#BFI