Tuesday, November 17

ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “QËNDRORE” – HASANBEG

Me 30 mars 2024 në xhaminë “Qëndrore” – Hasanbeg, me mesazhe nga Çlirimi i Mekes Myftinia e BFI – Shkup shënoi këtë ditë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hoxhallarëve të xhamisë h. Besim ef. Azemi dhe h. Bejtulla ef. Salihi, hafizlerë dhe mysafirë të kësaj ane.

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me stafin e Myftinisë u mirëpriten në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.

Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë “Qëndrore” – Hasanbeg të shënojë këtë natë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në vazhdim Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili përcolli disa mesazhe nga Çlirimi i Mekes.

Këtë natë e begatuan me këshillat e tyre hoxhallarët; h. Ferid ef. Selimi, h. Mutalib ef. Ademi, h. Emran ef. Hoxha dhe h. Blerim ef. Limani.

Aktivitet e netëve tek të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit vazhdojnë ditëve në vijim.

#NëShërbimTëJetësFetare