Tuesday, November 17

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.

Nga 24 deri më 31 mars 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë.

Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës;

Xhamia e f. Dërzhillov, xhamia e f. Cvetovë, xhamia e f. Ellovë, xhamia Sanxhak – Lubosh, xhamia e f. Draçevicë, xhamia Maja e Zezë dhe xhamia Haxhi Sabri – Batincë.

Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut;

Xhamia e Rashtakut, xhamia Bllacë e vjetër, xhamia te Bardht – Bllacë, xhamia Konjare e poshtme dhe xhamia e f. Ognjancë.

Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit;

Xhamia e f. Llokë, xhamia e f. Vorcë, xhamia e f. Sfillare e poshtme, xhamia Rashçe e poshtme dhe xhamia “Dudije” – Rashçe.

Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Qytetit;

Xhamia Mehmet Kebir Qelebi dhe xhamia Es Sabër – Gjorqe Petrov,

Vizitat do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim në këtë muaj të bekuar të Ramazanit.

#NëShërbimTëJetësFetare