
Me 1 prill 2024, në xhaminë “Karshiaka” – Batincë, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit h. Rasim ef. Ademi dhe hoxhallar e hafizlerë të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.
Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë “Karshiaka” – Batincë të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili theksoi vlerën dhe mësimet që na përcjellin këto netë.
Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën h. Rijad ef. Kalisi hatib në xhaminë “Xhedid Isa Beu”, h. Amir ef. MamutI hatib në xhaminë e f. Straçincë, h. Reshat ef. Hoxha hatib në xhaminë “Nur”- Shuto Orizar dhe h. Is’hak Çilafi hatib në xhaminë e f. Shishovë.




