Tuesday, November 17

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË EN-NUR – BUKOVIÇ DHE NË XHAMINË E F. BOJANË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sot, me datë 1 prill (e Hënë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë En – Nur – Bukoviç, të udhëhequra nga prof. Naxhije Bakija dhe të mirëpritura nga mualimja Valdete Ademi.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Gjultene Hajredini

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënësest Sara Tairi dhe Hirgil Hirda.,

Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.

Ndërsa, fjala kryesore i takoi prof.Naxhije Bakija

Në fund duan e bëri mualimja Zelihane Memeti.

Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë e f. Bojanë nën udhëheqje të prof. Munevere Dauti dhe të mirëpritura nga mualimja Zelihane Memeti.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Zehra Kadriu.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Hasibe Sadiki.

Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja dhe ligjerata kryesore u bë nga prof. Munevere Dauti.