
Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Nga 31 mars deri më 7 prill 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë.
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës;
Xhamia e f. Çiflig, xhamia Reshadije – Seta Petk, xhamia Fatih Sulltan Mehmed, xhamia Ataullah Hoxha – Studeniçan dhe xhamia e f. Patishka Rekë
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut;
Xhamia e f. Orllancë
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit;
Xhamia e f. Arnaqi e Epërme, xhamia Hixhri – Kondovë, xhamia e f. Semenisht, xhamia Nur – Bukoviç, xhamia e f. Llaskarcë, xhamia e f. Krushopek dhe xhamia e f. Graçan
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Qytetit;
Xhamia Fetah Efendi – Butel, xhamia Isa Beu dhe xhamia Ballaban.
Vizitat do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim në këtë muaj të bekuar të Ramazanit.




