Tuesday, November 17

MYFTIU VIZITOI KLINIKËN UNIVERSITARE PËR SËMUNDJE TË FËMIJËVE DHE INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT KOZLE

Me 8 prill 2024 në prag të Fitër Bajramit, Myftiu Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi ISHP Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Myftiu u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë nga drejtori mr. Arkin Jahiji. Me këtë rast të gjithë fëmijëve të shtruar në këtë spital iu shpërndanë 290 Paketa Bajrami.

Sot, vizitoi edhe ISHP Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët KOZLE ku u mirëpritëm nga drejtori Tahir Tahiri. Edhe në këtë shtëpi shëndeti Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili sëbashku me drejtorin shpërndanë 73 Paketa Bajrami për të gjithë fëmijët e shtruar në të.

Ndjenja për të qenë pranë atyre që kanë nevojë për përkujdejse edhe gjatë festave në formë mirënjohje shprehet në bashkëpunimin korrekt në shpërndarjen e Paketave të Bajramit!