Tuesday, November 17

MYFTINISË IU DHURUA DONACION NJË AUTOMJET

Më 8 prill 2024, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në zyrën e tij mirëpriti haxhi Memed Memedovskin së bashku me djemt e tij. Në këto ditë të fundit të muajit Ramazan, ata dhuruan një automjet që do të jetë në shërbim të administratës së Myftinisë së Shkupit. Myftiu, dr. Qenan ef. Ismaili, e falënderoi haxhi Memed Memedovskin për këtë donacion, duke lutur te Allahu i Madhërishëm që t’iu japë bereqet në punë dhe t’i shpërblejë me të mirat e xhenetit!