Tuesday, November 17

MYFTIU TAKOI KRYETARIN E SHOQATËS “MIRËSIA”

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në takim z. Abaz Berisha, kryetar i shoqatës “Mirësia” në prag të festës së Bajramit, me ç’rast Myftiu i dorëzoi një sasi të Paketave të Bajramit për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryetari i shoqatës z. Abaz Berisha, falenderoi Myftiun për përkrahjen dhe kontributin e dhënë për personat me nevoja të veçanta në prag të festës së Bajramit.