
Me datë 3 maj 2024, në xhaminë “Fatih Sulltan Mehmed” – Batincë, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami me bashkëpuntorë, kryetarin e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Rabije Avdiu.
Hatibi i xhamisë h. Jasir ef. Islami, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizit h. Ramadan ef. Hajredini për mundin e dhënë vite me radhë në mekteb, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizit, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Përndryshe, hafizeja e re në moshë 12 vjeçare, është hafizeja e parë në historinë e këtij fshati, ndërsa ceremoni hifzi nuk është realizuar nga v. 1969.
Duanë e rastit e bëri drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami.
Në fund nga Myftinia e Shkupit, hafizes iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizit ndërsa muhafizit iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizen dhe muhafizin.
Drejtori i Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami përcolli mesazhin e xhumasë nga hutbeja e xhamisë.
Familja e hafizes, kishte pregaditur drekë për mysafirët, me lutje te Allahu i Madhërishëm t’ua shtojë bereqetin, ndërsa hafizes t’i jep shëndet e shumë suksese në të ardhmen.



