Tuesday, November 17

MYFTIU I SHKUPIT PJESË NË ORGANIZIMIN E IGMG-SË NË BRUKSEL

Me datë 19 maj 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bashkë me sekretarin e BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, në cilësin e përfaqësuesit të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, morën pjesë në organizimin madhështor të IGMG-së nën moton “Dita e vëllazëris dhe solidaritetit” e mbajtur në Bruksel – Belgjikë.

Në këtë organizim marrin pjesë myftinjë dhe mysafirë nga e gjithë bota në sallën e stërmbushur me pjesmarrës.

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në emër të gjithë myftinjëve prezent, në fjalën e tij para të pranishmëve përcolli përshëndetjet e besimtarëve të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e të qenurit bashkë në ditë të mira e vështira.