
Me datë 24 maj 2024, në xhaminë “Ataullah Hoxha” – Studeniçan, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, kryetarin e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan hafizen Neal Ramani.
Hatibi i xhamisë h. Mutalib ef. Ademi, në emër të familjes së hafizes, xhematit, mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje ndërsa hafizes së re i dëshiroi shumë suksese dhe shëndet.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili vlerësoi lartë angazhimin dhe sakrificën e muhafizes Nehal Ibrahimi për mundin e dhënë, ndërsa për këtë vepër madhështore lusim Allahun Fuqiplotë që hafizes t’i japë shëndet dhe t’ia kompesojë mundin në dy botërat.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij vlerësoi lartë figurën e hafizes dhe të muhafizes, ndërsa për mua është një kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në këtë gëzim dhe ceremoni të hifzit.
Duan e rastit e bëri drejtori për arsim fetar pran Rijasetit të BFI-së mr. Fejzulla ef. Sadiku.
Në fund nga Myftinia e Shkupit, hafizes iu nda certifikatë e hifzit, laptopë, plaketë hafizit ndërsa muhafizes iu nda mërnjohje për kontributin e dhënë. Reisul Ulema ndau nga një dhuratë matariale – pliko për hafizen dhe muhafizen.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismiali përcolli mesazhin e xhumasë nga hutbeja e xhamisë.
Familja e hafizes, kishte pregaditur drekë për mysafirët, me lutje te Allahu i Madhërishëm t’ua shtojë bereqetin, ndërsa hafizes t’i jep shëndet e shumë suksese në të ardhmen.



