Tuesday, November 17

EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Me 25 maj 2024 (e shtunë), Myftinia e Shkupit organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan afër 1300 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive .

Loja e litarit, volejboll, vrapim dhe në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël , ku morën pjesë 18 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje dhe nga një kupë .

Vendi i parë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë “Qendrore” – Kopanicë;

Vendi i dytë për ekipin e mektebit të xhamisë “Kasim Beu” – Gazi Babë;

Vendi i tretë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë “Me Dy Minare” – Saraj.

Njëkohësisht u zhvilluan gara në vrapim për gjininë femërore.

Në vrapim vendet e para ju takuan;

Vendi i parë i takoi mektebit të xhamisë “Dudije” -Rashçe, Azma Çilafi;

Vendi i dytë i takoi mektebit të xhamisë “Koliçan i Epërm”, Elma Dauti;

Vendi i tretë i takoi mektebit të xhamisë “Rashçe e Poshtme”, Fatbardha Kovaçi.

Mirënjohje të përzemërta për mualimët e mualimet me nxënësit e tyre për pjesëmarrjen duke shpresuar që ky aktivitet do të vazhdojë edhe vitet në vazhdim.

Myftinia e Shkupit do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme në dobi të nxënësve që ndjekin mësimet në mektebe!