
Me 27 maj 2024, në hapësirat e sallës së mbledhjeve të BFI – së, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, realizoi mbledhje me personelin udhëheqës të Haxhit 2024.
Udhëheqësit dhe mjekët u informuan për përgjegjësitë dhe obligimet që duhet t’i përmbushin gjatë kryerjes së haxhit dhe u bë shpërndarja e vendimeve të Myftinisë për realizimin sa më të sukseshëm të haxhit të sivjetshëm – Haxhi 2024. Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet e trajnimit për haxhinjtë i cili do të realizohet më datë 1 qeshor 2024.
Pas gjitha çështjeve të trajtuara u caktuan përgjegjësitë për gjithë ekipin që do të udhëheqin haxhinjtë e Shkupit gjatë kryerjes së haxhit.
Këtë vit stafi udhëheqës i Myftinisë së Shkupit është në këtë përbërje:
● Nexhmi Ferati – koordinator,
● Fatmir Zaimi – ndihmës koordinator
● Xheuhere Ramani – mualime
● Abdusamed Zekiri
● Bexhet Dernjani
● Ibrahim Ibrahimi
● Blerim Limani
● Jashar Ibrahim
● Shefket Baftjari
● Nusretulla Ibrahimi
● Amir Mamuti
● Nazmi Maloku
● Jasir Islami
● Saqip Çilafi
● Shaip Jusufi
● Sadudin Murati
● Burhan Ramani
● Zufer Fazliu
● Rexhep Etemi – mjek
● Mejdin Ibrahimi – mjek
● Ersele Tresi – mjeke
Në shërbim të haxhinjëve…
