Tuesday, November 17

MYFTIU TAKOI PROFESORIN YÜCEDOĞRU

Me datë 28 janar 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në Bezisten mikpriti prof. dr. Tefik Yücedoğru, profesor në Universitetin Uludağ – Fakulteti i Ilahijatit dhe këshilltar i rektorit, i cili ishte i shoqëruar nga dr. Betim Truçi, akademik nga Bursa për marëdhëniet Euroballkanike dhe prof. dr. Sulejman Baki.

Myftiu i Shkupit i njoftoi për aktivitetet e Myftinisë dhe organizimin e jetës fetare në Shkup, kurse mysafiri shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të ardhmen.