Tuesday, November 17

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RINOVIMIT TË XHAMISË HFZ. HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË

Me datë 31 maj 2024, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referentit h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë. “hfz. Halil ef. Ibrahimi” – Kondovë.

Hatibi i xhamisë h. Nusret ef. Fazliu u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan.

Në shenjë respekti për hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë Myftiu u dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë.

Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpit e Allahut, e lusim Allahun të na i zbukurojë pallatet në xhenet.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.