
Në prezencë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot, 1 qershor 2024, Myftinia e Shkupit realizoi seminar kushtuar 494 kandidatëve nga Shkupi (me gjithë stafin udhëheqës), që do të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit.
Programi i moderuar nga h. Ali ef. Ziberi, filloi me leximin e Kuranit Famëlartë nga h. Burhan ef. Ramani, imam i xhamisë “Ikre” – Saraj.
Fjala kryesore në këtë seminar i takoi Myftiut të Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili.
Myftiu zhvilloi një prezantim të detajizuar në formën teorike dhe praktike, ku përcolli udhëzimet dhe informatat e nevojshme mbi rregullat e Haxhit, vendet e shenjta që do të vizitohen, si dhe informatat tjera zyrtare mbi organizimin e përgjithshëm.
Myftiu sqaroi edhe mënyrën praktike të veshjes së Ihramit dhe kujdesit që duhet të kenë haxhilerët gjatë kohës së qëndrimit me Ihram.
Duanë e bëri h. Abdusamed ef. Zekiri, hatib në xhaminë “Mustafa Pasha” – Shkup.
Në fund, të gjithë pranishmëve iu ndanë materialet e nevojshme si ihrami, shamia, bexhi, çanta, doracaku “Haxhi dhe Umreja.
Allahun Fuqiplotë e lusim që haxhinjëve t’u japë shëndet dhe të kthehen me Haxh të pranuar in sha Allah!



