Tuesday, November 17

MBLEDHJA E PARË NË MEKE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT

Me datë 11 qershor, në hotelin ku janë akomoduar haxhinjtë e Myftinisë së Shkupit, nën udhëheqje të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, u realizua mbledhja e parë me udhëheqësit e haxhinjëve.

Në këtë mbledhje me të cilën kryesoi Myftiu u diskutua rrjedha e deritanishme rreth organizimit të udhëtimit dhe akomodimit të haxhinjëve, kryerja e obligimeve të deritanishme si dhe ua përcolli vendimet e Kryesisë Qëndrore të Haxhit për realizueshmërinë sa më të lehtë të daljes në Arafat, Muzdelife dhe Mina.

E lusim Allahun e Madhërishëm që t’ua shpërblejë mundin!