
Myftinia e BFI – Shkup, me rastin e festës së Kurban Bajramit, për nëpunësit fetar, këshillat e xhamive dhe besimtarët e Shkupit lëshon këtë:
QARKORE
Dita e Kurban Bajramit është me datë 16.06.2024 (e diel), ndërsa falja e namazit të Kurban Bajramit do bëhet në ora 05:38.
Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale – Shkup, ka caktuar vende adekuate ku qytetarët do të kenë mundësi për hudhjen e mbetjeve të kurbanit:
Komuna Shuto Orizare:
●Në afërsi të marketit Harbin
●Te stacioni fundit i autobusit 19
●Në afërsi të xhamisë Hamdi Pasha
Komuna Butel:
●Në afërsi të xhamisë Bedër – Butel 1
Komuna Gazi Babë:
●Në afërsi të varrezave – Kamenik
●Në afërsi të stadiumit – Gazi Babë
Komuna Çair:
●Ish Higjiena Komunale – Seravë
●Në afërsi të Xhamisë së Re – Çair
●Në afërsi të teqes – Duqanxhik
Komuna Saraj:
●Në afërsi të Liqenit Treska
●Në afërsi të Fakultetit të Shkencave Islame – Kondovë
Komuna Studeniçan:
●Qendër – Studeniçan
●Në afërsi të xhamisë Fatih Sulltan Mehmed – Batincë
Komuna Haraçinë:
●Në afërsi të varrezave të vjetra – Haraçinë
Vërejtje: Gjatë therrjes së kurbanëve duhet t’u përmbahemi normave fetare dhe ligjore pasi pasojat e të njejtave i mban vetë therrësi.
