Tuesday, November 17

PROGRAM I BEGATË NE ARAFAT

Me 15 qershor 2024, pas faljes së namazit të drekës dhe ikindisë, u zhvillua program fetar kushtuar Ditës së Arafatit. Fillimisht, programi filloi me leximin e një ashere të hfz. Shaip ef. Jusufi pastaj me zërat e tyre të ëmbël me ilahi freskuan shpirtërat e haxhinjëve hfz. Shaip Jusufi, h. Amir ef. Mamuti dhe h. Burhan ef. Ramani.

Fjala kryesore i takoi Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Në ligjeratën e tij, ai foli mbi vlerën dhe rëndësinë e Ditës së Arafatit, dhe si duhet kuptuar atë. Mes tjerash, ai theksoi se kjo ditë duhet të jetë ditë kthimi kah pozitivja për të gjithë ne.

Ndërsa, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu përshëndeti haxhinjët me lutje te Allahu i Madhërishëm që haxhi i tyre të jetë i pranuar tek Allahu i Lartësuar.

Hutben lamtumirëse para haxhinjëve me përplot emocione e lexoi h. Abdusamed ef. Zekiri.

Programi u rrumbullakësua me ashere kënduar nga hfz. Jashar Ibrahimi dhe me duan e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili.