
18 qershor 2024, dita e tretë e Kurban-Bajramit – ditë feste, ndërsa për neve – ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve.
Në ditën e dytë dhe tretë të bajramit u bë shpërndarja e 1230 pakove me mish kurbani në këta lokacione;
Xhamive të Qytetit – 250 pako
Xhamive të Karadakut – 270 pako
Xhamive të Dërvenit – 250 pako
Xhamive të Karshiakës – 230 pako
NP Higjiena Komunale – 70 pako
Parqe dhe Gjelbërime – 30 pako
Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Mirësia” – 40 pako
Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Shpresa” – 40 pako
Burgu i Shutkës – 50 pako
Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”.
Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në familjet me status të rrezikuar social.
Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj ndërsa gjithë ata që sot u angazhuan në distribuimin e mishit të kurbanit, Allahu ua kompenzoftë kontributin.



