
Më datë 26 qershor 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe h. Ali ef. Ziberi, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Xhedid Isa Beg” – Seravë.
Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Rijad ef. Kalisi.
Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
