
Me 7 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ishte pjesë e organizimit të BFI-së kushtuar Hixhretit, udhëhequr nga kryetari i BFI-së hfz. Shaqir ef.Fetai dhe në prezencë të Myftinjëve të BFI-së dhe shumë personaliteteve me peshë.
Në këtë manifestim u nda çmimi “Myfti Vehbi Dibra” për personalitete të ndryshme, ndërsa u realizua shpërndarja e diplomave për të gjithë hafizat që kanë memorizuar Kuranin përgjatë vitit hixhri.

