
Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 106 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebeve:
Xhamia “Bedër” – Butel, mualim Florin ef. Ademi;
Mektebi “Nahël” – Fushë Tophanë, mualime Hfz. Nehal Ibrahimi.
Xhamia Sfillare e poshtme, mualim Sheip ef. Ismani;
Xhamia “hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan, mualime Vahide Demiri;
Xhamia “Sanxhak” – Lubosh, mualim Kadrija ef. Muriç.
Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u jap shëndet e shumë suksese.



