Tuesday, November 17

DUA HATME NË XHAMINË XHEDID ISA BEG – SHKUP

Me 12 korrik 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 13 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Xhedid Isa Beg” – Seravë, te mualimi h. Rijad ef. Kalisi.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rijad ef. Kalisi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu.

Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.

All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!