Tuesday, November 17

SEANCA E PARË E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE ANESA DEMIRI

Më 24 korrik 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Anesa Demiri të muhafizit hfz. Xhelil ef. Shabani.

Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.

Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e “Re” të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje:

Hfz. Munevere Murtezi;

Hfz. Selvije Shakiri;

Hfz. Nehal Ibrahimi;

Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami.