
Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët e Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, pas informimit të këshillit të xhamisë për djegien e një pjese të mektebit të xhamisë Ballaban dhe shatërvanit të xhamisë, vizituan xhaminë në fjalë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara. Gjatë vizitës, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili e siguroi këshillin e xhamisë për mbështetjen e plotë të Myftinisë së Shkupit për riparimin dhe rikthimin e objektit në gjendjen e mëparshme.
