Tuesday, November 17

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË TË FSHATIT GRUSHINË

Më datë 24 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Grushinë.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Prof. Taxhedin ef. Bislimi.

Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.