
Më datë 2 janar 2025, Myftinia e BFI – Shkup, departamenti i gruas, organizoi program fetarë për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit.
Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Xheuhere Ramani ndërsa me fjalë mirëseaedhëse në emër të Myftinisë Mubera Asani Jashari, mualime në xhaminë e Re – Çair.
Ndërsa, fjalë përshëndetëse kishte koordinatorja e Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup, mr. Nurtene Shehi Sakipi.
Programi u begatua me ilahi dhe mevlud nga Azra Pajazitovska; Sibel Jusufi dhe Hatixhe Amiti.
Fjala e rastit para të pranishmeve që kishin stërmbushur xhaminë i takoi mr. Shengjyle Sadiku ku foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin.
Në fund të programit përfunduan me një dua të bërë nga mualimja Xheuhere Ramani.
