
Myftinia e BFI – Shkup, sot më 7 nëntor 2025, filloi me vizitat e xhamive nga referentët e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të Myftinisë së Shkupit.
Referenti i rajonit të Qytetit, dr. Fatmir ef. Zaimi, gjatë ditës së xhuma, që nga namazi i sabahut e deri në namazin e jacisë, vizitoi pesë xhami të ndryshme, dhe atë:
Xhaminë e Re në Çair, në namazin e sabahut
Xhaminë “Othman b. Afan” – Vizbeg, në namazin e ikindisë
Xhaminë “Uhud” – Dizhon, në namazin e akshamit
Xhaminë “Haxhi Jonuz” – Gazibabë, në namazin e jacisë
Namazin e xhumasë e fali në xhaminë e “Haxhi Azem” – Shuto Orizare, ku mbajti edhe hutben e xhumasë.
Vizitat e referentëve nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse kanë për qëllim që nga afër të shohin përkujdesin e nëpunësve fetarë, angazhimet e këshillit të xhamisë, si dhe nevojat e xhematit.
