Tuesday, November 17

Diplomuan nxënësit e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë

Sot, 2 nëntor, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin “Drita” – Fushë Tophanë, e mbajtur në xhaminë “Bedër” – Butel, ndërsa mësimet i ndjekën tek mualimja Nermine Nuhiju.

Mualimja Nermine Nuhiju në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.

Mualimeja Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, përfaqësuesja e Myftinisë mualime Mubera Jashari Asani bëri shpërndarjen e certifikatave për 41 nxënësit ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.

Duanë rastit e bëri Shenaj Ameti.

Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe t’ua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.