
Myftinia e BFI – Shkup, më 22 prill 2026, në prezencë të Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, realizoi mbledhjen e rregullt, të tretën me radhë, me anëtarët e Myftinisë së Shkupit.
Pas raportimit të hollësishëm dhe diskutimit, anëtarët u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:
Gjatë kësaj periudhe, nga komisioni i Myftinisë titullin hafiz e morën:
-Berkin Veseli, muhafiz: hfz. Abdurahim Sulejman
-Tarik Alija, muhafiz: hfz. Elham Mursel
-Erhan Saliu, muhafiz: hfz. Xhelil Shabani
-Ramazan Zejnullahu, muhafiz: h. Ali Ashani
-Talha Neziri, muhafiz: hfz. Abdulkerim Ebibi
Projekti “Në xhami së bashku me fëmijë”, i dedikuar për fëmijët, përfundoi me sukses, ku u shpërndanë dhurata për pjesëmarrësit.
U tubuan mjete financiare për Nusret Qekoviq në 6 xhami në vlerë prej 2100 euro, të cilat iu dorëzuan prof. Imer Bajramit.
U vizituan 20 donatorë që përkrahën projektet e Myftinisë.
Një donator anonim dhuroi një veturë për shërbimet e Myftinisë (Opel Combo).
U bë shpërndarja e 320 pakove të hurmave në katër rajonet e Myftinisë.
U realizua mbrëmje kuranore në xhaminë “Mulla Hysen Saiti” në Lubin.
U mbajt mbledhje raportuese me nëpunësit fetarë të Myftinisë.
Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, vizitoi xhaminë “Mustafa Pasha”, ku u mirëprit nga Myftiu.
Myftiu mori pjesë në konferencën shkencore “Medresetë e vjetra të Shkupit”, organizuar nga Qendra Minber në Shqipëri.
Myftiu i Shkupit realizoi vizitë te Myftiu i Tiranës h. Bilal Teqja.
Mes dy mbledhjeve u realizuan dy ligjërata javore dhe katër emisione “Këshilla e xhumasë”.
Doli në qarkullim numri 13 i revistës “Hënëza”, si dhe u botua “Buletini 2025”.
U realizuan katër ceremoni të hatmes dhe u shpërndanë 22 Mus’hafa me logon e Myftinisë.
Me dekret u pajis:
-h. Jasir Murtezan, imam dhe mualim në xhaminë “Koliçan i Poshtëm”
Me autorizim u pajisën:
-h. Osman Murtezan, imam dhe hatib në xhaminë “Koliçan i Poshtëm”
-Ikbale Fuga, mualime në xhaminë “Othman Ibn Afan” – Vizbeg
-U miratua raporti i aktiviteteve dhe ai financiar për Ramazanin 2026 në vlerë prej 54.950 euro, i realizuar tërësisht nga donacionet e afaristëve vullnetarë.
Po ashtu, u miratua plani dhe udhëheqësia për Haxhin 2026, si dhe propozim-vendimet me 23 pika që lidhen me organizimin e tij.
