Tuesday, November 17

U realizua ceremonia e duasë së hatmes në Xhaminë “Bedër” – Butel

Më datë 12 tetor 2026, u realizua ceremonia e duasë së hatmes e mektebit “Drita” – Fushë Tophanë, e mbajtur në xhaminë “Bedër” – Butel nga mualimja Nermine Nuhiju.

Mualimeja Nermine Nuhiju në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.

Mualimeja Rejhan Hasani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, mualimeja Mubera J. Asani dhe hfz. Kadrije Sulejman, realizuan shpërndarjen e certifikatave për 38 nxënësit ndërsa mualimes Nermine Nuhiju iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.

Duanë e ceremonisë së hatmes e bëri hfz. Haxhere Sulooxha.

Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe tua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.