Tuesday, November 17

CEREMONI HATME NË XHAMINË DRITA – NIGISHTAN

Me datë 8 qershor 2024 në xhaminë “Drita” – Nigishtan u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Xhemile Idrizi.

Në fjalën e rastit Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.

Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mualimja Xhemile Idrizi.