Tuesday, November 17

Ceremoni hatme në xhaminë “Omer Ibn Abdulaziz”

Me 10 janar 2025, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, ndanë së bashku gëzimin e nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën pranë mektebit të xhamisë “Omer Ibn Abdulaziz” te mualimi h. Elez ef. Aliu.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.

Në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati përgëzoi mualimin për kontributin e dhënë në mekteb dhe uroi nxënësit për suksesin e arritur.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri dr. Mevlud ef. Aliu, profesor në Medresenë Isa Beu.

All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!