Tuesday, November 17

DUA HATME NË MEKTEBIN “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN

Me 9 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin “Drita Islame”- Studeniçan nga mualimja hfz. Fevzije Osmani.

Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.

Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz. Fevzije Osmani iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.

Duanë e hatmes e bëri mualimja Sadete Ademi.

Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe tua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.