Tuesday, November 17

DUA HATME NË XHAMINË HAXHI SABRI – BATINCË

Me 6 gusht 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 15 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Haxhi Sabri”- Batincë, te mualimi h. Llokman ef. Abdullahu.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga mualimi i xhamisë i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati.

All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!