Tuesday, November 17

FESTA E FITËR BAJRAMIT ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE

Më 11 prill 2024, Myftinia e BFI – Shkup manifestoi gëzimin e bajramit me më të mirët e shoqëris sonë – nxënësit e mektebeve.

Ky manifestim u realizua së bashku me mualimët e mualimet dhe nxënësit e tyre që u tubuam në sheshin “Skenderbeu” për të ndjekur programin kulturor dhe artistik ku performuan nxënës të mektebeve.

Eventin e moderuar nga nxënësja e institutit të hifzit për vajza “Bezisten” Imane Lata, e nderoi edhe Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me shoqëruesit e tij.

Këtë event e hapi nxënësja e mektebit “Ikre” – Saraj me një ashere.

Reisul Ulema i BFI të RMV Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij pasi përshëndeti këtë manifestim vlerësoi rëndësinë e manifestimeve të këtilla që janë kurorëzim i një angazhimi të vazhdueshëm i mualimëve dhe Myftinisë në përgatitjen dhe ngritjen e nivelit arsimor në mektebe.

Myfti dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij uroi të pranishmit, vlerësoi punën e mualimëve dhe theksoi se se ky është një investim për ardhmërinë tonë, nxënësit e mektebeve që nesër do të jenë në shërbim të besimtarëve.

Në vijim të pranishmit ndoqën performimet vëllezërit Faton dhe Amar Ferati nga Haraçina dhe motrat Abida dhe Amina Ramani nxënëse në mektebin “Ikre” – Saraj.

Në fund, reth 2700 fëmijëve të pranishëm iu dha nga një dhuratë modeste, paket bajrami!

Mirënjohës ndaj mualimëve e mualimeve, nxënësve dhe donatorit për përkrahjen në realizimin e këtij manifestimi!

E gëzofshi Bajramin!