Tuesday, November 17

FILLOI KURSI VEROR I KURANIT

Më 2 korrik 2024, në hapësirën e Kapan Hanit, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit me një program modest në prezencë të koordinatores së Medresesë mr. Nurtene Sakipi Shehu, prindërve dhe nxënësve, filloi kursi veror i Kur’anit me moton “Modeli Im, Pejgamberi Im”.

Në fillim përgjegjësja e kursit veror të Kur’anit mualime Arife Iseni, përshëndeti të pranishmit dhe tregoi ecurinë e organizimit të kursit veror 2024. Mestjerash, përgjegjësja falenderoi Myftininë e Shkupit për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtij projekti shumë fisnik.

Fjala e rastit i takoi Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ku falenderoi prindërit që vendosën që fëmijët e tyre t’i lënë amanet Myftinisë së Shkupit dhe siguroi se ata janë në duar të sigurta, ndërsa nxënësve u uroi suksese në mësime.

Mësimin në këtë kurs do të ndjekin 130 nxënës të ndarë në gjashtë grupmosha kurse mësimi do të zhvillohet në Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup, ndërsa mualim do të jenë; Mubera J. Asani, Semra Kurtish, Vildane Kaloshi, Berat Sadiki, Rijad Kalisi, kurse përgjegjëse e kursit veror 2024 do të jetë Arife Iseni.

Në këtë ditë solemne të hapjes së kursit veror, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili bëri shpërndarjen e materialeve për të gjithë nxënësit; çanta, fletore, lapsa dhe stilografa.