Tuesday, November 17

FILLOI SHPËRNDARJA E MISHIT TË KURBANAVE

Me 17 qershor 2024, dita e dytë e Kurban-Bajramit – ditë feste, ndërsa për neve – ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve.

Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë mbi 700 pako me mish kurbani në tre rajonet e Myftinisë; qytet, dërven dhe karshiak, ndërsa nesër (e martë) do të shpërndahen në rajonin e karadakut dhe shoqatat e personave me nevoja të veçanta.

Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”.

Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në familjet me status të rrezikuar social.

Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj ndërsa gjithë ata