Tuesday, November 17

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referentët pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, H. Fejsall ef. Kadriu, dhe h. Ali ef. Ziberi me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 77 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.

Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të:

Xhamisë “Dudije”, Rashçe mualim Emran ef. Hoxha;

Mektebi “Haxhi Imer” – Luboten, mualim Nimet ef. Aliu;

Mektebi i xhamisë të fshatit Bllacë e Epërme mualim Ibrahim ef. Ibrahimi.

Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.