
Me 22 qershor 2024, haxhinjtë e Myftinisë së Shkupit nën udhëheqjen e hoxhallarëve filluan me vizitat e vendeve me vlerë në historinë islame, ata vizituan xhaminë e Aishes radijallahu anha ku i falen dy rekate namaz dhe u njoftuan me historikun e xhamisë, Xhebeli Nur – kodra ku gjendet shpella Hira në të cilën filloi shpallja e Kuranit Famëlartë, shpellën Theur në të cilën u strehua Muhamedi a.s me Ebu Bekrin gjatë hixhretit, poashtu vizituan Minan, Muzdelifen si dhe Arafatin (Kodrën e Mëshirës).
