Tuesday, November 17

HAXHINJTË E SHKUPIT VIZITUAN VENDE TË RËNDËSISHME PËRRETH XHAMISË PEJGAMBERIT A.S

Me datë 28 qershor 2024, haxhinjtë e Shkupit vizituan vende të rëndësishme në historinë Islame në qytetin e Medines, ata vizituan disa vende në afërsi të xhamisë së Pejgamberit alejhi selam. Filluan me Mesxhid Ali, pastaj vizituan Mesxhid Gamame dhe Mexhid Ebu Bekr. Pas kësaj, vazhduan tek varezat Xhennetul Bekije, aty ku shumica e shokëve të Pejgamberit alejhi selam janë të varrosur. Në fund, haxhinjtë vizituan varrin e Muhammedit, alejhi selam.